Vendosni fjalën kyçe....

Macron shkon për pushime me gruan në jug të Francës, por kthehet në meme (FOTOT)


Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tj Brigitte po kalojnë disa ditë pushime në jug të Francës.
Mirëpo ai është kritikuar në rrjetet socialem pas fotove të tij që kanë qarkulluar, ku shihet duke bërë xhiro me motor uji.

Komentuesit kujtojnë se Franca ka humbur gjysmë milioni vende pune gjatë muajve të vështirë të pandemisë, ndërkohë që presidenti nuk e vret mendjen por shkon për pushime.

Të tjerë kujtuan vizitën e tij në Liban, ku premtoi të ofronte mbështetjen e tij.

“Macron përgjigjet: Unë do të kujdesem për Libanin dhe do të jem hipur mbi motorin tim të ujit”– thotë një komentues. Ndërsa shumë të tjerë e kanë kthyer në meme, si “heroin që shpëton botën hipur mbi motor uji”.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj bënte xhiro me motor uji, Brigitte qetësohej me një varkë në ishullin e Porquerolles, në brigjet e Mesdheut të Francës.

Çifti po i kalojnë pushimet pranë Fort de Bregancon, kështjella mesjetare e cila është kthyer në strehën e preferuar zyrtare të presidentëve francezë që nga viti 1968.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *