Vendosni fjalën kyçe....

Kur Rama paralajmëronte Amerikën për Trump, Vasili: Pse s’bëhet i gjallë tani (VIDEO)


Petrit Vasili kthen në vëmendje deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Donald Trump, para se ai të zgjidhej president i SHBA-ve në 2016-ën.

Rama e konsideronte Trump një rrezik për Amerikën dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Por Trump fitoi dhe tani që ka nisur fushata për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 2020-ës dhe presidenti ka shpallur rikandidimin, Rama nuk ka bërë më asnjë deklaratë.

Vasili vë në lojë Ramën, se përse ai s’po bëhet më i gjallë të paralajmërojë amerikanët dhe botën për rrezikun.

“Shkollepaku ku eshte, pse nuk na paralajmeron per rrezikun Trump, qe rikandidon?

Presidenti Trump rritet dukshem ne sondazhe vecanerisht per transformimin ekonomik.

Presidenti Trump rikandidon serish.

Shkollepaku se ku eshte futur dhe akoma s’po behet i gjalle, qe te lajmeroje amerikanet,shqiptaret dhe boten per rrezikun e rizgjedhjes se Trump.

Dikur e bente edhe me krenari, edhe me siguri, edhe me trimeri,edhe me zgjuarsi,edhe me karshillek edhe me pak trapllëk…..

Deri atehere mbeten ne fuqi paralajmerimet e vjetra te shkollepakut,qe per fat te keq amerikanet nuk i fishkellejne hiç, ndaj ndiqni VIDEON dhe informohuni.”, shkruan Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *