Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, 2-vjeçarja shpëton mirë por prindërit në gjendje kritike (FOTO)


Një familje shqiptare është përfshirë nga një aksident në Genova të Italisë.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se aksidenti ndodhi në autostradën Genova-Sestri Levante, ku janë përplasur, 6 makina me një kamion.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, midis tyre dy fëmijë. Tre prej të plagosurve ishin anëtare të një familjeje shqiptare.

Fillimisht zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare shqiptare dhe vajzën e saj 2-vjeçare.

Nëna është shtruar në qendrën e traumave të spitalit San Martino, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Babai, 33 vjeç, është shtruar në spital në repartin e vrojtimit intensiv, ku raportohet se ka trauma në gjoks dhe fraktura në shtyllën kurrizore.

Ndërsa vajza dy vjeçare fatmirësisht nuk është në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *