Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-ministri kosovar, akuza se ngacmoi seksualisht pacienten në Spitalin e Pejës


Arrestohet për ngacmim seksual ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq. Mediat në Kosovë shkruajnë se ish-ministri akuzohet se në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Prokuroria e Pejës, por pa zbuluar emrin e rë arrestuarit.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri Baliq akuzohet për ngacmim seksual. Më 12 shtator të vitit 2018, një 17-vjeçare e kishte akuzuar kirurgun se e kishte ngacmuar seksualisht.

17-vjeçarja asokohe po ndiqte mësimet praktike në këtë spital.

Baliq këto akuza i kishte quajtur montime të kundërshtarëve politikë. Ai thoshte se e njeh vajzën dhe se sipas tij, familja e të miturës ishin të afërt me rivalët e tij politikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *