Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia, Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10.5 milionë euro


Gjermania do mbështesë Shqipërinë me 10.56 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Njoftimi është bërë nga ambasadori gjerman në Tiranë, Zingraf, sipas të cilit ndihma financiare do shërbejë për të lehtësuar pasojat sociale e ekonomike ndaj kategorive të veçanta.

Ambasadori theksoi se rreziku i koronavirusit për shëndetin e ekonominë shqiptare vijon të ekzistojë ndërsa u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike e higjienën personale.

“Unë jam i kënaqur që ne po u qëndrojmë në krahë partnerëve tanë shqiptarë edhe gjatë krizës së koronavirusit. Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë janë një sfidë e madhe – ne mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë. Por nuk duhet të harrojmë se rreziku i koronavirusit për shëndetin por edhe për ekonominë shqiptare vazhdon të ekzistojë ende. Prandaj duhet të kontribuojmë të gjithë, përmes mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës dhe përmes higjenës në ndalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.” – thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *