Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Antonio Bandersa preket nga koronavirusi, e njofton ditën e 60-vjetorit


Aktori spanjoll Antonio Banderas njoftoi të hënën se është prekur nga koronavirusi i ri.

Njoftimi erdhi në ditën e ditëlindjes së tij të 60-të, të cilën ai tha se do e shpenzjë në karantinë.

Aktori tha se ndjehet ‘relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht’.

“Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe për të vazhduar bërjen e planeve.” shkroi ai në mediat sociale.

Banderas nuk është aktori i parë i njohur që preket nga Covid-19. Para tij janë infektuar me koronavirusin e ri, Tom Hanks, Rita Wilson, Olga Kurylenko e Idris Elba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *