Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalen protestat e dhunshme në SHBA, digjet zyra e policisë në Portland


Ekstremistët e majtë sulmuan zyrat e policisë së Portlandit në SHBA, të shtunën natën dhe i vunë zjarrin një ndërtese policie ku arritën të futen.

Grupi i rebeluesve, i vlerësuar nga policia se kishte qindra anëtarë, marshoi drejt Zyrës së Shoqatës së Policisë në Portland (PPA) dhe bllokuan trafikun.

“Njerëzit brenda turmës kryen krime kur ngritën një gardh, shtynë kazanët në rrugë për të bllokuar trafikun, u vunë flakën, vandalizuan zyrën dhe shkatërruan kamerat e sigurisë”, tha Departamenti i Policisë së Portlandit në një deklaratë.

“Rreth mesnatës njerëzit brenda turmës hapën dritaren e Zyrës së PPA-së, hynë në mënyrë të paligjshme dhe i vunë zjarrin e më pas vodhën zyrat e tjera.” – vijoi deklarata.

Protesta të dhunshme zhvillohen në SHBA prej disa javësh dhe ato janë organizuar nga organizata e majtë Antifa de lëvizja Black Lives Matter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *