Vendosni fjalën kyçe....

Michelle Obama fajëson presidentin Trump për depresionin që po kalon


Ish-zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama, pohoi se vuante nga ‘depresioni i lehtë’ kohët e fundit dhe përmendi si shkak përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë Covid-19 dhe problemeve racore të kombit.

Gjatë një interviste në podcast-in e saj të ri me gazetarin e ‘Washington Post’, Michele Norris, Obama tha se, si shumë amerikanë, pandemia e koronavirusit dhe trazirat që kanë ngërthyer kombin që nga vdekja e George Floyd e kanë çuar atë në ‘disa pika të ulëta’.

“Ka pasur periudha në të gjithë këtë karantinë ku thjesht jam ndjerë shumë ulët,” tha Obama.

“Kam kaluar nëpër ato nivele emocionuese dhe rënie që unë mendoj se të gjithë ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten.” – shtoi ajo.

Duke pretenduar se kishte përjetuar shqetësime me gjumin, Michelle Obama vijoi: “Unë e di se po kaloj një formë të depresionit të lehtë. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve racore dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ‘raportet tashmë tregojnë për një rritje të simptomave të depresionit dhe ankthit në një numër vendesh’ mes pandemisë Covid-19.

Abuzimi me substancat është rritur gjithashtu, tha OBSH-ja, me ‘statistikat nga Kanadaja që tregojnë se 20% e moshës 15-49 vjeç kanë rritur konsumin e tyre të alkoolit gjatë pandemisë’.

Michelle Obama i bashkohet bashkëshortit të saj, ish-presidentit amerikan Barack Obama i cili në një ceremoni varrimi para pak ditësh sulmoi pasardhësin e tij, presidenti Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *