Mbi 150 persona u plagosën me 55 prej tyre u shtruan në spital gjatë protestave në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit ‘apokaliptik’ që ndodhi në fillim të kësaj jave.
Sipas policisë, një oficer është vrarë në përleshjet me protestuesit ndërsa ndërtesat e Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Mjedisit janë djegur nga protestesit.
Demonstruesit hodhën gurë dhe sende të tjera ndaj policisë ndërsa kjo e fundit u përgjigj me plumba gome e gaz lotsjellës. Në një moment, Ministria e Jashtme u pushtua nga protestuesit, ku një flamur ishte varur duke kërkuar një Bejrut të demilitarizuar.
Ndërsa protestat ishin në zhvillim e sipër, kryeministri libanez Hassan Diab iu drejtua kombit duke thënë se ai do të kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.
Mbi 150 persona vdiqën nga shpërthimi i një depozite me nitrat amoni në portin e Bejrutit në fillim të kësaj jave ndërsa mijëra persona u plagosën.