Vendosni fjalën kyçe....

U përfundua në 9 ditë, hap dyert spitali më i ri në Londër i krijuar për pacientët me koronavirus


Spitali më i ri në Britaninë e Madhe i krijuar për 9 ditë, ka hapur dyert për të trajtuar pacientët me koronavirus që kanë nevojë për trajtim të kujdesit intensiv.

Siç shkruan BBC, spitali i ri në fakt ka qenë qendra e ekspozitës në Londrën e Lindjes, në të cilën zakonisht janë zhvilluar ekspozita apo konferenca. Por që tanimë është shndërruar në spital të përkohshëm, me 4 mijë shtretër.

Në nëntë ditë, sallat e ekspozitës me një siperfaqe prej 87,328 metra katrorë, janë përshtatur për më shumë se 80 reparte, duke u pajisur secili me 42 shtretër. Rreth 500 shtretër të pajisur plotësisht me oksigjen dhe ventilatorë, tashmë janë vendosur dhe ka hapësirë edhe ​​për 3.500 të tjera.

Nëse do të arrinte kapacitetin, ky do të ishte një nga spitalet më të mëdha në botë.

Si u ndërtua?

Objekti, i cili u hap zyrtarisht të premten, u ndërtua me ndihmën e 200 ushtarëve në ditë nga Regjimenti Mbretëror Anglian. Ushtarët kanë punuar përkrah stafit të NHS-së dhe kontraktorëve.

Arkitektë dhe inxhinierë të BDP-së, firmës që ndihmuan në shndërrimin e qendrës, ishin pjesë e ekipit të planifikimit për krijimin e objektit.

Drejtori i BDP-së, James Hepburn tha që shkalla dhe koha për ndërtimin ishin ndryshe nga projektet e mëparshme të kujdesit shëndetësor.

Hepburn tha se tre ishin sfidat kryesore:

-Shpejtësia e konstruksionit dhe nga çfarë u bë ndërtimi

-Furnizimi i mjaftueshëm me energji elektrike, për respiratorët dhe pajisjet e tjera për shpëtimin e jetëve

–  Marrja e gazeve mjekësore për secilin shtrat

Infrastruktura ekzistuese elektrike është modifikuar për t’u siguruar që furnizimi me energji elektrike mund të përballojë kërkesën – dhe të mos ndërpritet. Janë instaluar gjithashtu gjeneratorë të përkohshëm dhe rezervuarë oksigjeni, për të furnizuar shtretërit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *