Vendosni fjalën kyçe....

2 viktima dhe 155 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste dhe 155 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Përkatësisht: Shkup 51, Kumanovë 11,Dibër 2, Shtip 13,Prilep 4,Tetovë 10,Strugë 3, Manastir 1, Ohër 6, Kavadar 14, Gostivar 22, Gjevgjeli 1, Probishtip 1, Demir Hisar 4, Makedonski Brod 5, Vinicë 2, Kërçovë 3, Negotinë 2.

Ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë.

Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë kryer 111 791 teste për COVID-19.