Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet Champions League, sot Real Madrid përballet me Man.City dhe Juventus me Lyon


Kanë mbetur edhe pak orë deri te rifillimi i sfidave të mbetura në Ligën e Kampionëve.

Manchester City, në avantazh pas triumfit 2-1 në udhëtim në takimin e parë, pret Real Madridin në Etihad Stadium, sfidë që do të nisë nga ora 21:00.

Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane do të mundohen të hedhin 11-shet më të mira në fushë.

Sfida tjetër është mes Juventusit dhe Lyonit.

“Zonjës së vjetër” i duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë të luajtur në Francë, ndërsa i duhet të bëjë pa Dybalan në këtë takim.

Sfidat e Champions League luhen në Portugali pa spektatorë për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *