Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 3 makina në Elbasan-Peqin, humb jetën pasagjerja 43-vjeçare


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri – tjetrin në afërsi të fshatit Murras, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 43-vjeçare e cila ishte pasagjere në njërin prej automjeteve.

Policia bën me dije se tre shoferët e makinave kanë mbetur plagosur, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *