Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen dokumentet, PD-ja paguan 30 mijë dollarë për të takuar Palmerin


Gazeta proqeveritare TemA, ka publikuar dokumentet në të cilat tregohet një kontratë lobimi e Partisë Demokratike me “Sonoran Policy Group” për të realizuar një telefonatë me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Mathew Palmer.

Partia Demokratike përmes firmës së lobimit do realizonte një telefonatë me Palmerin me qëllim për një vizitë në SHBA.

Kërkesa nga selia blu është regjistruar në 11 qershor një datë kjo vetëm 5 ditë pas firmosjes së marrëveshjes për ndryshimin e Kodit Zgjedhor më 5 qershor të Këshillit Politik me ndërmjetësimin e 3 ambasadorëve në rezidencën e Ambasadës Amerikane.

Në tabelën e deklarimeve të kompanisë lobiste tregohet se në 19 qershor të këtij viti, PD-ja i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30 mijë dollarësh.

Edhe më herët, në 10 mars të këtij viti PD-ja nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas të cilës do t’i paguante kompanisë 60 mijë dollarë.

Klikoni linqet për materialet e plota:

6399-Exhibit-AB-20200320-40

6399-Supplemental-Statement-20200730-7


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *