Vendosni fjalën kyçe....

5 viktima dhe 75 raste të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut


Të diagnostikuar me CoVid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, rezultuan 75 persona, duke vazhduar trendi i rënies në ditët e fundit. Po gjatë këtyre ditëve ka rënë edhe numri i testeve të bëra, vetëm 830 testime për 24 orë.

Në Shkup u regjistruan 32 raste të reja, nga 8 Gostivar dhe Kavadar, Tetovë 7, Shtip 5, Kumanovë 4, nga 2 në Kërçovë, Probishtip dhe Makedonski Brod, kurse nga 1 në Strumicë, Negotinë, Vinicë, Koçan dhe Sveti Nikollë.

Nga komplikimet shëndetësore prej virusit korona kanë vdekur 5 pacientë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 505.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *