Vendosni fjalën kyçe....

Përshkallëzohen tensionet mes rebelëve në Jemen e Arabisë Saudite, dhjetëra të vrarë në përleshje


Forcat saudite pësuan dhjetëra viktima mes përleshjeve në jug-perëndim të vendit, sipas njoftimeve të mediave të lidhura me rebelët e Jemenit, Houthi.

Përleshjet shpërthyen me forcat Houthi në qytetin e Najranit, njoftoi faqja e internetit e lajmeve, Ansarullah.

Autoritetet Saudite nuk e kanë komentuar ende lajmin.

Jemeni është rrethuar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë bombardimi që synonte të mbështeste qeverinë zyrtare në Jemen.

Dhjetëra mijëra jemenas besohet se janë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria e tejskajshme, sipas Kombeve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *