Vendosni fjalën kyçe....

Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve në stadium


Nesër do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës. Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga instancat shtetërore që të lejojnë tifozët në stadium, duke ndjekur shembullin e Francës.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin AirAlbania. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”– thuhet në kërkesën e FSHF-së.

Finalja mes Teutës dhe Tiranës do të luhet nesër në orën 20:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *