Vendosni fjalën kyçe....

Dje Kuvendi ndryshoi Kushtetutën – Si ishin dhe si u bënë 2 nenet për zgjedhjet


Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e fundit të sesionit parlamentar që u mbajt më 30 korrik, ndryshimet kushtetuese që lidhen me procesin e reformës zgjedhore, për hapjen e listave.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan me 106 vota pro dhe 10 kundër. Deputetët që kanë votuar kundër janë: Erion Piciri, Adriatik Alimadhi , Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi , Elda Hoti, Albana Dhimitri, Kujtim Gjuzi, Gjetan Gjetani dhe Fatjona Dhimitri.

Por për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë saktësisht? Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që është nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare, ndryshon 2 nene.

Bëhet fjalë për nenin 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë prekur direkt sistemin proporcional mbi bazën e ndarjes administrative, por kanë dy elementë të rinj, – heqjen e koalicioneve dhe futjen e konceptit të pragut kombëtar.

Sipas këtyre ndryshimeve, në zgjedhjet e radhës parlamentare do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura ku votuesve u jepet mundësia të zgjedhin partinë dhe kandidatin, ndërsa detajet për këtë sistem dhe pragun elektoral do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

NENI 64 – Si ishte dhe si u ndryshua

NENI 68 – Si ishte dhe si u ndryshua

Kryeministri Rama tha se ndryshimet kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë dhe i bëri thirrje opozitës të ulet në tryezë për të diskutuar mbi hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve.

 “LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.”– shkruante Rama.

Por opozita jashtëparlamentare e kundërshtoi vendimin e Kuvendit për ndryshimet në Kushtetutë, duke thënë se prish paktin e 5 qershorit.

Kryedemokrati Lulzim Basha, tha në një deklaratë për mediat, se ndryshimet kushtetuese nuk ishin as të pranueshme dhe as me detyrim për opozitën.

Më pas Basha e paralajmëroi kryeministrin se do të mbajë përgjegjësi për prishjen e paktit të 5 qershorit, ndërsa e kërcënoi se pas zgjedhjeve e pret burgu.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.”– shkruante Basha.

Ndërkohë diplomatët e huaj e mbështetën vendimin e Kuvendit, por kundërshtuan faktin që këto ndryshime u bënë pa një konsensus në Këshillin Politik. Ambasadorët e huaj në vendin tonë, i kanë kërkuar palëve që të ulen përsëri në Këshillin Politik, për të vendosur bashkarisht mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që do pasojnë ndryshimet kushtetuese.

Me këtë vendim, dje Shqipëria u bë vendi i dytë që ndryshon Kushtetutën pas Rusisë, gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19./ Dajana DobroziHashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *