Vendosni fjalën kyçe....

Dortmund eliminion PSV-në, Atletiko-Inter shkon në shtesë


Borusia Dortmund është çerekfinalistja e radhës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ekipi gjerman triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj PSV-së, në duelin kthyes të 1/8 së finales.

Dueli i parë i zhvilluar në Holandë u mbyll baraz, 1:1.

Jadon Sancho kaloi në epërsi vendasit në minutën e tretë të ndeshjes.

Në sekondat e fundit shënoi edhe Marco Reus për të dyfishuar rezultatin 2:0.

Në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Interit nuk pati të kualifikuar pas 90 minutave lojë.

Spanjollët triumfuan 2:1 sonte, ndërsa italianët kishin fituar 1:0 në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë.

Dimarco kaloi miqtë në epërsi në minutën e 33-të, por vetëm dy minuta më pas Atletico barazoi nëpërmjet Antoine Griezmann.

Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për 2:1 duke dërguar ndeshjen në shtesa.