Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohen me thikë dy vëllezër në Shijak, humb jetën njëri


Një person është vrarë në Shijak ndërsa i vëllai ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Xhafzotaj.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar me një person të tretë në pronën e tyre ndërsa ky i fundit i ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku e duke lënë të plagosur të vëllanë, 63-vjeçarin Fadil Çalliku, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit.

Dy vëllezërit shkuan të plagosur në spital por 65-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *