Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër vrasje në Elbasan, viktima u qëllua në qendër të qytetit


Një person ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan.

Sipas policisë, tre persona në gjendje të dehur janë përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe shishe.

Për pasojë, një 40-vjeçar me iniciale F.L., ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Dy personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në policie. Kjo është ajo që deklaron policia.

I riu Florian Lamçe është qëlluar me sende të forta e me thikë në qendër të qytetit, pranë Muzeut Etnografik.

Ai është hetuar për plagosje ndërsa është dënuar me 3 vite burg për akuzën ‘pengim i zbardhjes të së vërtetës’.

Lamçe bëhet personi i dytë që vritet në Elbasan, pas vrasjes me thikë të Regis Runajt, mikut të Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar pak ditë më parë në të njëjtin qytet.

Njoftimi

“Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *