Vendosni fjalën kyçe....

32-vjeçari në Britani del nudo në rrugë, tallet me masat për koronavirusin (FOTO)


Një burrë ka dalë në rrugët e Oxford-it i zhveshur nudo dhe vetëm me një maskë fytyre që e mbante në organin gjenital.

Daily Mail shkruan se ai është identifikuar si Timm Shieff, një sportist dhe një vlogger i cili tallet me masat e vendosura për koronavirusin në Britani, ku maska është bërë e detyrueshme.

Ndërkohë që kalimtarët e shihnin, ai ecte mes tyre sikur nuk ka ndodhur gjë. Tim ka hedhur dhe një foto të tijën nudo në “Instagram” dhe në “Twitter”.

Ky gjest i tij erdhi pas përleshjes që shpërtheu në rrjetet e supermarketeve në të gjithë Anglinë për shkak të maskave, ku blerësit u konfrontuan me klientë të tjerë pse s’i kishin vendosur ato, dhe kur stafi i McDonald përzuri klientët që nuk mbulonin fytyrat me maskë.