Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i fuqishëm trondit qytetin amerikan, policia e konsideron “të qëllimshëm” (Video)


Një shpërthim i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit kryeqytetin e Tenesi, Nashville, SHBA.

Sipas policisë bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve të mundshëm. Shpërthimi shkatërroi ndërtesa dhe automjete dhe e mbushi qendrën e qytetit Nashville me tym dhe zjarr.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale pranë Second Avenue, sipas policisë së qytetit.

Tre persona thuhet se janë shtruar në spital me lëndime, ndërsa rreth 30 të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes pas tymit që përfshiu zonën.  

Sipas një raporti nga Zyra e Emergjencave mund të bëhet fjalë për një incident.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *