Vendosni fjalën kyçe....

Tirana nesër pa drita, zonat dhe oraret


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e Tiranës se ditën e nesërme do të ketë mungesë energjie në disa zona.

Sipas OSHEE, për shkak të punimeve të planifikuara të OST në nënstacionin Tirana, në datën 7 mars gjatë intervalit kohor 00:00-05:00 do të stakohet energjia elektrike.

Kështu pa drita do të mbeten zonat: Paskuqan, Kodër Kamëz, Bathore (pjesërisht) dhe Universiteti Bujqësor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *