Vendosni fjalën kyçe....

Harry e Meghan e dinin që pas takimit të dytë që do përfundonin bashkë


Princi Harry ishte i pari që i tha ‘të dua’ aktores, tashmë bashkëshortes së tij Meghan Markle, teksa miqtë kanë zbuluar se çifti u fiksua menjëerë pas njëri-tjetrit, sipas biografisë së re të Familjes Mbretërore.

Çifti ndjeu një ‘tërheqje të menjëhershme’ pas takimit të parë në Dean Street Townhouse në Soho, Londër, me Harry-n që thuhet se mbeti i trullosur kurse Meghan u thoshte miqve se historia mund të shkonte më tej.

Shkrimtarët thonë se ata kanë folur me më shumë se 100 burime, përfshirë ‘miq të ngushtë të Harry-t dhe Meghan-it, ndihmës të Familjes Mbretërore dhe stafit të pallatit, me të gjitha informacionet në libër që kanë ‘të paktën dy burime’.