Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita nuk është për të bërtitur, ka ardhur koha për një opozitë që jep alternativa


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për “Çim Peka” në Syri TV ka deklaruar se opozita nuk është për të bërtitur por ka ardhur koha që ajo të japë alternativa.

Sipas Bashës, kjo është linja që po ndjek opozita tani, duke zgjedhur të mos bëjë politikë në pandemi por të japë alternativa.

Pandemia ka 6 javë që zgjat. Opozita ka marrë vendimet e duhura. Nuk ka më politike në një kohë të tillë, që unë e kam quajtur regjim i Facebook-ut, që propozimet tona të venë në presion qeverinë. Opozita ka kundërshtuar mënyrën se si qeveria ka kundërshtuar kushtetutën me Facebook-un. Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ardhur koha e një opozite që jep alternativa. Këtë opozitë duan shqiptarët, këtë opozitë drejtoj unë. Dhe ka bërë protestat më të mëdha në 30 vite“- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *