Vendosni fjalën kyçe....

Çifti amerikan sulmohet në park pasi kishin hequr maskën për t’u ushqyer (Video)


Një çift në Kaliforni u përball me një sulm me spërkatës me piper teksa ishte duke drekuar në një park.

Një grua e irrituar i spërkati ata pasi nuk pranun që të vinin maskë teksa ushqeheshin. Ash O’Brien dhe burri i saj, Jarett Kelley, thonë se po merrnin ushqimet për të ngrënë në parkun Dusty Rhodes në San Diego të enjten.

Çifti i kishte hequr maskat për të ngrënë, kur një zonjë e vjetër u afrua befas, duke i quajtur ata ‘idiotë’ që nuk po maskoheshin.

O’Brien i tha gruas që të linte parkun dhe të ndalonte sulmin e në këtë çast, gruaja u hodhi spërkatës me piper në fytyrë.

Pamjet video të kapura nga një kalimtar fillon me burrin e O’Brien, Kelley, që përpiqet të ndalojë gruan që po i sulmonte me spërkatësin. O’Brien mund të dëgjohet duke qarë në sfond ndërsa gruaja që i sulmoi largohet.

Maska për fytyrën janë të detyrueshme në të gjithë shtetin e Kalifornisë, madje edhe në ajër të pastër. Këto maska ​​mund të hiqen vetëm në disa raste të veçanta, përfshirë kur hani ose pini.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *