Vendosni fjalën kyçe....

Vrau ish-gruan dhe pesë të tjerë, më pas vret dhe veten


Një i dyshuar për vrasjen e 6 personave në Kajzerica të kryeqytetit kroat, i ka dhënë fund jetës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Zagrebit.

“Radio Europa e Lirë” shkruan se trupat e pajetë të 6 personave u gjetën në një shtëpi në Zagreb mbrëmjen e së enjtes, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë.

Vrasësi dyshohet se ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave. Nga të shtënat me armë humbën jetën dy burra, tri gra dhe një fëmijë. Vetëm një fëmijë 7-muajsh i mbijetoi sulmit.

Pak më vonë, i dyshuari u gjet i vdekur në Brezovica, lagje e Zagrebit.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *