Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh aleatët


Kreu i PD-së, Basha, ka thirrur në seli aleatët opozitarë në një takim që do zhvillohet rreth orës 16:45.

Në qendër të këtij takimi janë ato që PD ka denoncuar su ndryshime të njëanshme kushtetuese lidhur me miratimin e Kodit Zgjedhor, që sipas shumicës do miratohet në Kuvend në seancën e ardhshme.

Opozita e bashkuar i ka denoncuar deklaratat e shumicës lidhur me ndryshimet kushtetuese, që sipas saj do ndalojnë koalicionet.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka thënë se ndryshimet kushtetuese nuk do i ndalojnë koalicionet por do ndryshojnë formulën e funksionimit të tyre sipas modeleve të ngjashme në Europë.