Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e ish-këshilltarit të Hillary Clinton-it këshillon prindërit të shohin porno me fëmijët e tyre


A duhet të lejohen fëmijët e mitur të shikojnë pornografi?

Ata do e bëjnë këtë gjë gjithsesi, kështu që prindërit duhet të shohin pornografi bashkë me ta, thotë aktorja Ali Wentworth, gruaja e folësit të lajmeve në ABC, George Stephanopoulos, duke bërë që mediat sociale të reagojnë me tërbim.

Komentet e Wentworth u bënë në një bisedë në emisionin e Debra Messing-ut, ‘Opozitarët’ javën e kaluar.

“Në pornografi, gratë janë kushtëzuar të duken dhe të veprojnë në një mënyrë të caktuar,” tha Ëentëorth.

“Ato po japin shfaqje dhe është e rrezikshme që djemtë ta shohin këtë si diçka që gratë e duan. Ju nuk mund t’i ndaloni, kështu që unë do të shikoj porno me ta. Unë do të shikoja porno me ta një herë.” – shtoi ajo.

Aktorja e ‘Jerry Maguire’ vazhdoi të shpjegojë se nuk e sheh si të ndryshme të eksplorojë nëpër media sociale me dy vajzat e saj adoleshente.

“Unë them, a e shihni këtë vajzë? Është një vrimë që ajo po përpiqet ta mbushë,” vijoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *