Vendosni fjalën kyçe....

“Si të sigurojmë vaksina për virusin”-Rama tregon ëndrrën që e le pa gjumë


Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në Lezhë ka treguar ëndrrën që e lë pa gjumë në këto momente.

Rama thotë se çështja si të sigurojë vaksina për virusin vrasës është ëndrra e tij pasi sipas tij kjo do rezultonte në një sezon turistik të hapur dhe pa rreziqe.

Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *