Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet i biri e plagoset rëndë i shoqi i gjyqtares në SHBA, po gjykonte çështjen Deutsche Bank-Epstein


Një person me armë i veshur si shofer vrau djalin e gjykatëses federale, Esther Salas, në New Jersey dhe la burrin e saj të plagosur në gjendje kritike. Gjykatësja kryeson një çështje në vazhdim e sipër që përfshin Jeffrey Epstein.

Të shtënat ndodhën të dielën në mëngjes në shtëpinë e gjykatëses Salas në qytetin North Brunswick në New Jersey. Sulmuesi ishte i veshur si një shofer i Federal Express, sipas raporteve të mediave. I dyshuari mbetet i lirë, tha FBI në Twitter.

Daniel Anderl, 20 vjeç, një student i vitit të parë në Universitetin Katolik në Uashington DC, u vra nga një plumb në zemër.

Mark Anderl, 63 vjeç, një avokat mbrojtës penal dhe ish-ndihmës i prokurorit të Qarkut Essex, u dërgua në spitalin Robert Wood Johnson në New Brunswick me plagë të shumta me armë zjarri. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe mbetet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Salas nuk u dëmtua nga të shtënat, që ndodhën ndërsa ajo ishte në bodrumin e shtëpisë.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi Salas mori çështjen e sjellë nga investitorët e Deutsche Bank, të cilët kanë akuzuar administratorët e bankës se nuk kanë arritur të bëjnë vetting ndaj klientëve problematikë Jeffrey Epstein, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe për organizimin e një rrjeti seksual.

Në fillim të këtij muaji, banka ra dakord të paguante 150 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje për t’u pajtuar me rregullatorët e Nju Jorkut.

Para se të emërohej gjyqtare federale nga Presidenti Barack Obama në 2010, Salas shërbeu si gjykatëse e Magjistraturës amerikane në New Jersey. Ajo është vajza e një babai meksikan-hebre dhe një nëne kubano-katolike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *