Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku shpërndan postimin e Yuri Kim: PD-ja po zgjedh kandidatët për deputet me një proces merite si në asnjë parti tjetër


Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, duke shpërndarë postimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila shigjetonte kryetarët e partive se do jenë përgjegjës për listat e kandidatëve për deputetë, ka mbrojtur forcën politike në të cilën bën pjesë.

Tabaku thotë se është krenare që PD-ja po ndërmerr një proces bazuar në meritë dhe me një kontroll si në asnjë parti tjetër në rajon.

Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon”-shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *