Vendosni fjalën kyçe....

Leeds United rikthehet në Premierligë pas 16 vitesh, tifozët bëjnë namin në qytet (Videot)


Tifozët e Leeds United festuan në mënyrë të çmendur ngjitjen e ekipit në Premierligë. Por pasojat që lanë pas ishin shumë të dukshme, pasi banorët e qytetit anglez u zgjuan mes maleve me mbeturina.

Rrugët e qytetit të Yorkshire ishin të mbushur me një mal plehrash, duke i lënë punëtorët e pastrimit me një ‘mision’ tejet të vështirë.

Mijëra shishe birre dhe kanaçe u shpërndanë rreth Sheshit Millennium në qendër të qytetit së bashku me grumbuj paketimesh ushqimore dhe mbeturina të tjera.

Festa vjen pasi klubi i futbollit ka siguruar rikthimin e tij në kategorinë elitare të futbollit anglez, pas një qëndrimi të gjatë prej 16 vitesh në ligat e ulëta.

Festimet u shoqëruan edhe me dhunë me disa oficerë policie që pësuan lëndime. Një oficer u shtrua në spital për shkak të plagëve ndërsa 15 tifozë u plagosën gjithashtu.