Vendosni fjalën kyçe....

Ish-e dashura e Epsteinit beson se ai u vra në burg, ka frikë se edhe ajo do të ketë të njëjtin fat


Ghislaine Maxwell beson se ish- i dashuri i saj Jeffrey Epstein u vra në qelinë e tij të burgut në New York City dhe ka frikë se ajo do të vritet gjithashtu. Të paktën kështu ka treguar një mik i familjes së saj për gazetën  The Sun.

Miku i Maxwell tha se ajo kishte marrë kërcënime me vdekje para se të arrestohej.

“Kam frikë se ajo do të shkatërrohet brenda burgut brutal të New York-ut, të cilin lagjet e përshkruajnë si një ‘ferr’.” Ai shtoi: “Të gjithë, duke përfshirë edhe Ghislaine besojnë se Epstein u vra. Ajo mori kërcënime me vdekje para se të arrestohej.”

Një burim tjetër për gazetën tha: “Është njësoj si Gjiri i Guantanamos, dritat ndezur, zhurma dhe ndërprerje gjumi”.

Ky raport vjen pasi një gjykatës mohoi lirimin me kusht për Maxëell të martën e kaluar, duke argumentuar se ajo mund të arratiset në një vend tjetër në vend që të përballet me akuzat se rekrutonte vajza të mitura për Epsteinin, që të kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe të tjerë.

Gjykatësja Alison J. Nathan tha se edhe forma më shtrënguese e lirimit do të ishte e pamjaftueshme për t’u siguruar që Maxwell nuk do të arratisej, veçanërisht tani kur ajo e di se rrezikon deri në 35 vjet burg.

Ndërsa gjykatësja shpjegoi në seancë arsyetimin e saj për mohimin e lirimit me kusht, Maxwell përplaste kokën vazhdimisht. Në një moment, ajo dukej se fshiu një lot nga poshtë njërit sy.

Maxwell e cila sot është 58 vjeç, është mbajtur në burg që nga arrestimi i 2 korrikut në banesën e saj miliona dollarëshe në New Hampshire, ku prokurorët thonë se ajo nuk pranoi të hapte derën për agjentët e FBI-së, të cilët u futën brenda për ta arrestuar.

Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *