Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë Ramës, një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik


Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sot të hyjë në ambientet e Kryeministrisë. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por besohet se Kim po bisedon me Ramën për Reformën Zgjedhore pasi ky takim vjen pikërisht një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte i pranishëm dhe vetë Rama.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore ku mori pjesë dhe vetë Rama, nuk munguan as përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë.

Kujtojmë se para rimbledhjes së Këshillit Politik, ambasadorja amerikane i kishte kërkuar Parlamentit që të miratonte sa më parë draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *