Vendosni fjalën kyçe....

“Njerëzit kujtojnë se të jesh kryeministër është qejf e kënaqësi” – Rama


Kryeministri Rama ka pohuar mbrëmjen e sotme se të qenit në krye të qeverisë nuk është qejf e kënaqësi siç e mendojnë një pjesë e qytetarëve.

Ai tha se përkundrazi bëhet fjalë për një përgjegjësi shumë të madhe.

Gjatë intervistëës në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Rama, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid-19 duke paralajmëruar vendosjen e ‘Green Pass’ për t’u futur në bare, restorante e mjedise të tjera.

“Njerëzit thonë, o ç’po bën qejf ti, po shkon jashtë shtetit. Njerëzit kujtojnë se të jesh kryeministër është qejf e kënaqësi e madhe. Kur shkoj për në aeroport me kujton kohën e zborit në Mamurras. Por është punë. Është një borxh e përgjegjësi e madhe ndaj njerëzve që rëndon shumë. Shpresoj shumë që t’ia vlejë për aq sa kam bërë dhe aq sa do bëj. Nuk e di çfarë nuk kuptojnë këta njerëz që nuk vaksinohen. Ajo të ndihmon që t’ia dalësh në luftën me virusin, nuk parandalon që të mos infektohesh por të mbron nga efektet e rënda. Në pjesën dërrmuese të Europës kërkohet ‘Green Pass’ për t’u futur në lokale, në qendra tregtare, në mjedise të tjera publike.” – tha Rama.