Vendosni fjalën kyçe....

Donika Prela kërkon përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues në KPA: Njërës i hetova kushërirën, tjetrës po i hetoj vëllezërit


Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është në mes të procesit të Vettingut, ka kërkuar përjashtimin e dy anëtareve të trupit gjykues që do të vendosin nëse ajo do të konfirmohet apo jo në detyrë, pas ankimimit në KPA.

E para është Ina Rama, pasi sipas saj është në konflikt interesi. Tjetra është Natasha Mulaj.

Donika Prela ka kërkuar përjashtimin e Ina Ramës, pasi ajo ka kryer hetime për mbesën e gjyqtares e cila ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit.

“Komisioneri Publik ka kryer ankim në KPA për mua. Kam pritur që Ina Rama të jepte dorëheqjen për konflikt interesi pasi në Prokurorinë Durrës unë kam kryer hetime për mbesën e Ina Ramës.

Mbesa ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe kësaj shtetase i është kërkuar plotësimi i dosjes dhe rezulton se ajo shtetase ka refuzuar ta plotësoj për diplomimin dhe është larguar nga puna. Ajo ka bërë pastaj kërkesë për të punuar si psikologe në gjykatë me një diplomë të Kristalit. Pas hetimit nga ana ime ka rezultuar se diploma ka qenë e falsifikuar. Kam kërkuar pezullimin e saj nga detyra, kërkesë e pranuar nga gjykata.

Jam njoftuar se ajo ishte mbesa e Ina Ramës në një moment të vonë. Kam shpallur moskompetencë dhe Gjykata e Kavajës e ka dënuar sipas Kodit Penal. Unë kam pritur nga gjyqtarja Ina Rama që të tërhiqet nga kjo çështje për shkak të këtyre konflikteve të interesit” tha Prela. Donika Prela u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.”- tha Prela.

Ndërsa për gjyqtaren Natasha Mulaj, ka kërkuar përjashtimin për shkak se po heton vëllezërit e saj.

 “Vetëm javën e fundit e kam kuptuar këtë konflikt, kështu që kërkoj edhe përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Natasha Mulaj. Nuk besoj se ju zonja Mulaj jeni në dijeni. Në vitin 2019, për një rast të ngjashëm me timin KPA vendosi të pranojë kërkesën e Natasha Mulajt,”– tha Prela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *