Vendosni fjalën kyçe....

Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi kundër sanksioneve



Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdullahian deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë kundër sanksioneve ekonomike të vendeve perëndimore, shkruan AA.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Abdullahian dha një deklaratë për media në Moskë, ku shkoi në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Detit Kaspik.

Ai tha se 26 vende në botë janë subjekt i sanksioneve ekonomike të njëanshme të SHBA-së apo të disa vendeve perëndimore. “Tre vjet më parë, Irani bëri propozim për krijimin e një blloku apo bashkimi me vendet që ishin subjekt i sanksioneve të SHBA-së ose disa vendeve perëndimore. Nënshkruam marrëveshje me Rusinë për këtë çështje”, tha Abdullahian

Ministri iranian tha se krijimi i bashkimit në fjalë synon të neutralizojë sanksionet dhe të rrisë nivelet e mirëqenies dhe zhvillimit të vendeve të sanksionuara.