Vendosni fjalën kyçe....

PS ndryshon qëndrim për Metën, deputetja: Shkeljet e tij të pamjaftueshme për ta shkarkuar


Maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë paraqitur dy raporte të ndryshme në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend të ngritur për Presidentin Ilir Meta dhe me shumë gjasa në Parlament do të shkojnë të dy qëndrimet.

Megjithatë Partia Socialiste duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me presidentin Ilir Meta, pasi deputetja socialiste Klotilda Bushka, tha sot në Komision se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar atë nga detyra.

 “Analiza e të gjitha provave që janë administruar i është nënshtruar edhe interpretimet të natyrës së shkeljeve dhe është vlerësuar nga gjithë procesi që është kryer që të analizohet shkelja e rëndë; nga rrethanat dhe pasoja. Kam menduar që ne nuk mund të marrim në konsideratë disa që janë ekskluzivitet i gjykatës Kushtetuese.

Nisur nga provat dhe natyra e komisionit hetimor që është teknik dhe jo politike, jemi fokusuar te analiza e provave dhe rezultuan disa shkelje si në kuadër të ushtrimit të kompetencave për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetuese, që analizohen në raport. Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.”- ka deklaruar deputetja në mbledhjen e sotme online të komisionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *