Vendosni fjalën kyçe....

Kush kapet pa maskë nga nesër, gjobitet me 20 mijë lekë


Nga dita e nesërme të gjithë ata që nuk do mbajnë maskë në mjediset e mbyllura do gjobiten.

Lajmi është pohuar nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, sipas së cilës mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura është e detyrueshme si një masë për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Ajo nuk përcaktoi afatin se deri kur mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme por ajo do jetë tillë në mjediset e mbyllura në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermmarkete, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Sipas saj, qytetarët që do kapen duke shkelur këtë urdhër do gjobiten me nga 20 mijë lekë të vjetra nga policia e shtetit, policia bashkiake e strukturat e inspektoriateve shtetërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *