Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në kufi me Armeninë, qytetarët hyjnë brenda parlamentit në Azerbajxhan (Video)


Policia përdori topa uji dhe shkopinj gome kundër protestuesve që sulmuan parlamentin në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Turma kërkoi mobilizimin e popullsisë mes përshkallëzimit të konfliktit në kufirin me Armeninë, gjë të për të cilën autoritetet thanë se ishte e panevojshme.

Protestuesit e zemëruar hynë në ndërtesën e parlamentit rreth orës 04:00 të mëngjesit me kohën lokale, raportojnë mediat lokale. Pak minuta më vonë, forca të shumta policie mbërritën në vend duke përdorur shkopinjtë për të larguar protestuesit.

Autoritetet u thanë gazetarëve se protestuesit shkaktuan disa ‘dëme’ në katin e parë të ndërtesës para se të dëboheshin.

Mijëra persona u mblodhën në një miting spontan në qendër të kryeqytetit Baku të martën natën. Turma kërkoi që qeveria të shpallte ‘mobilizim’ të përgjithshëm dhe të ndërmarrë veprime të shpejta kundër Armenisë.

Disa persona u arrestuan në protestë ndërsa autoritetet filluan një hetim penal për trazirën civile dhe futjen në parlament.

Përleshjet shpërthyen përgjatë pjesës veriore të kufirit malor Armeni-Azerbajxhan të dielën dhe vazhduan deri në mbrëmje të martën.

Shtetet fqinje fajësuan njëri-tjetrin për agresionin dhe raportuan për bombardime të mëdha nga tanket, granathedhësit dhe mortajat. Si Jerevani ashtu edhe Bakuja raportuan viktima mes ushtarëve respektivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *