Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Berat trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari, jetonte i vetëm


Është gjetur në Berat trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari. Ai jetonte i vetëm në ish-konviktin e vajzave të Shkollës Industriale në lagjen Çlirim të qytetit.

Ai jetonte prej vitesh i vetëm në një dhomë të konviktit ndërsa dyshohet se personi me iniciale P.S. kishte ndërruar jetë kohë më parë.

Policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të banorëve përreth që kishin ndjerë erën e rëndë. Policia e zjarrfikësit u futën në dhomë nga dritarja duke përdorur shkallët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *