Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ministria e Drejtësisë nuk i jep informacion prej vitesh Presidentit mbi pronat e Komunitetit Fetar


Kreu i Shtetit Ilir Meta nga studioja e emisionit “Çim Peka Live” deklaroi se Ministria e Drejtësisë nuk i ka dhënë informacion për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar.

Meta tha se për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do mbajnë përgjegjësi.

Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar. Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës,”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *