Vendosni fjalën kyçe....

Britaniku bie nga kati i shtatë mbi kokën e një spanjolli, vdesin të dy


Dy persona kanë humbur jetën në Spanjë në një incident tragjik.

Një turist britanik ra nga një ballkon në hotelin ku qëndronte dhe u rrëzua mbi kokën e një tjetër personi, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të së dielës në hotelin Melia Don Pepe në Marbella.

Burri britanik, që besohet të jetë 50 vjeç, po qëndronte në hotel kur ra nga një ballkon i katit të shtatë.

Zyrtarët e shërbimeve të urgjencës i thanë mediave lokale se burri britanik ra mbi kokën e një banori vendas, një 43-vjeçari i cili gjithashtu gjeti vdekjen e menjëhershme.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare në Malaga tha për Metro se incidenti është nën hetim.

“Unë mund të konfirmoj se dy burra kanë vdekur në një hotel në Marbella pasi njëri u rrëzua nga kati i shtatë dhe ra në kokën e një tjetri” tha zëdhënësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *