Vendosni fjalën kyçe....

Përurohet memoriali i Holokaustit, ambasadorja Kim: Jo shumë vende në botë mund ta bëjnë këtë


Paraditen e sotme u mbajt ceremonia për përurimin e memorialit të Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, e cila bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.

“Nuk mendoj që ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Në fakt kjo është ajo që unë mendoj, populli hebraik mendon për ata që janë të drejtë. Janë persona që kanë treguar trimëri kundrejt çdo sfide.  Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit familjet shqiptarë shpëtuan qindra familje hebrenj.  Shqiptarët punuan për të shpëtuar hebrenjtë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e besës shqiptare. Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial.  Do të doja të falenderojë popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali. Me miliona hebrenj u persekutuan dhe u pushtuan”, tha ambasadorja Kim.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu mbajti një fjalim, për të treguar vendosmënrinë që Shqipëria kishte në mbrojtje të hebrenjve.

 Ai tregoi një histori me klerin shqiptar, të cilët në atë kohë u konsideruan si palë negociuese me pushtuesit. Rama thotë se Berlini i kërkoi klerit shqiptar të drejtën mbi arin shqiptar dhe listën e hebrenjve, por ata nëse ranë dakord për të parën, për të dytën nuk ndodhi e njëjta gjë.

“Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, arin po, hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimet për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si histori që tregohet në momente ceremoniale, por si një vlerë e madhe që duhet trashëguar brez pas brezi dhe duhet ti kalohet me përkushtim fëmijëve tanë”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *