Vendosni fjalën kyçe....

Opozita braktis parlamentin, Murrizi-Ballës: Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…


Opozita parlamentare ka braktisur seancën e sotme në Kuvend.

Nënkryetari i Kuvendit, Murrizi, iu drejtua kreut të grupit përlamentar të PS-së, Balla, duke i thënë se duhet t’i harrojë votat nëse shumica ka hapur ankandin për të joshur e kërcënuar deputetët.

Ai shtoi se opozita parlamentar s’do e votojë marrëveshjen zgjedhore nëse nuk do ketë lista të hapura.

“Zoti Balla, dëgjova me vëmendje gjatë fjalës tuaj sikletin që keni, sepse doni të qëndroni burra të mirë, edhe me ata, edhe me ne. Ky halli juaj, ia jep zgjedhjen perfekte kënga e Artjola Toskës, mirë me vjehrrën, mirë me burrin.

Ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme në mënyrë institucionale. Në 2008 me hile u hoqët të drejtën e votës shqiptarëve. Këtej bëni marrëveshje me kë t’iu dojë qejfi.

Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush të mos i hipë në kurriz të kurrkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju.

Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse i keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh.” – tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *