Vendosni fjalën kyçe....

12 viktima dhe 229 raste të reja me koronavirus në Itali gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34926 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 338 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 193 978

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 229 raste të reja pozitiv për një total prej 242.363

Aktualisht pozitivët në Itali janë 13 459, 136 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi dhe 119 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Gjithashtu nga rajoni u raportuan edhe 217 pacientë të shëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *