Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri shkatërron kampin më të madh të refugjatëve në Greqi (FOTO)


Zjarri ka shkatërruar kampin më të madh të migrantëve në Greqi, objektin e mbipopulluar të Morias në ishullin e Lesbos.

Rreth 25 zjarrfikës luftuan me flakët ndërsa migrantët ishin evakuuar. Disa pësuan lëndime nga ekspozimi i tymit.
Është ende e paqartë se si filluan zjarret, por disa fajësojnë migrantët dhe të tjerë fajësojnë vendasit grekë.

Policia rrethoi rrugët për të parandaluar migrantët që të përfitonin nga situata dhe të iknin në qytetet përreth.

Mijëra migrantë tani janë pa akomodim dhe autoritetet po përpiqen t’i gjejnë një vend për t’i strehuar.

Si pasojë e këtij incidenti, qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme katër-ditore.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka quajtur zjarrin një “katastrofë humanitare”. Ai propozoi në një postim në Twitter, “shpërndarjen e refugjatëve midis atyre që dëshirojnë t’i pranojnë në BE”.

BBC shkruan se disa vendas i sulmuan dhe i parandaluan migrantët të kalonin nëpër një fshat aty pranë, ndërsa ata iknin nga flakët.

UNHCR tha se ishte në dijeni të “tensioneve” midis banorëve të qytetit afër dhe migrantëve.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje”- thuhet në një deklaratë të UNHCR-së dhe i kërkohet të gjithëve atyre që ishin të kamp të qëndrojnë pranë zonës, pasi “po gjendet një zgjidhje e përkohshme për t’i strehuar ata.”

Moria është shtëpia e gati 13,000 njerëzve, më shumë se katërfishi i numrit që mund të mbajë zyrtarisht. Sipas InfoMigrants, rreth 70% e njerëzve në kamp janë nga Afganistani, por migrantë nga më shumë se 70 vende të ndryshme jetojnë atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *