Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Shkollat duhet të rihapen në vjeshtë, demokratët duan t’i mbajnë mbyllur


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se shkollat duhet të hapen në vjeshtë, një vendim mbi të cilin ai ka fuqi të kufizuar.

“Shkollat duhet të hapen në vjeshtë”– shkruan Trump.

Në një tjetër postim ai sulmon rivalin e tij Joe Biden duke pretenduar se kandidati i demokratëve për president, dëshiron t’i mbajë shkollat ​​të mbyllura për arsye politike.

“I korruptuari Joe Biden dhe demokratët nuk duan të hapin shkollat në vjeshtë për arsye politike, jo për arsye shëndetësore!”- ka shkruar Trump. “Ata mendojnë se kjo do t’i ndihmojë ata në nëntor. E gabuar, njerëzit e kuptojnë këtë!”

Shkollat janë kryesisht nën juridiksionin e qeverive shtetërore dhe vendore dhe hapja e tyre do të varet  nga përhapja e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *